Bota
Përmbytjet në Teksas/ Shkon në 24 numri i viktimave dhe 25 fëmijë të zhdukur, shkatërrohen ndërtesat
Përmbytjet e lumit Guadalupe të Teksasit, ka bërë që të shtohen numri i viktimave dhe i fëmijëve të zhdukur, ashtu sikurse dhe dëme materiale të shumta.
Kështu, siç raporton BBC-ja, shënohen të paktën 24 viktima deri më tani, e 25 fëmijë të zhdukur. Fëmjët e zhdukur, i përkasin një kampi veror për vajza, të mitur me të cilët nuk arrihet komunikimi me ‘ta.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e cilësoi ngjarjen një tragjedi tronditëse dhe e tmerrshme, e cila ndodhi në Ditën e Pavarësisë. Zyrtarët federalë kanë premtuar ndihmë, tha guvernatori i Teksasit, Greg Abbott.
Ky i fundit, është shprehur se një operacion kërkim-shpëtimi gjatë natës është zhvilluar, megjithëse zyrtarët e Teksasit nuk mundën të konfirmonin numrin total të personave të zhdukur.
Shirat e rrëmbyeshëm bënë rritjen e nivelit të ujit, duke shkuar deri në 26 metra, për të shkaktuar më pas përmbytjet dhe dëmet njerëzore e materiale.
Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, i informoi prindërit se nëse nuk janë kontaktuar, fëmija i tyre është në listën e të dhënave.
“Kjo nuk do të thotë që janë zhdukur. Ata mund të jenë jashtë komunikimit”, shtoi ai për fëmijët të cilësuar si të zhdukur deri më tani.
Patrick shprehur mirënjohje për ofertat e publikut për helikopterë dhe dronë personalë, por tha se nuk është e nevojshme për pajisje shtesë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
Ai tha se agjencitë e shpëtimit kishin 14 helikopterë, 12 dronë, nëntë ekipe shpëtimi dhe notarë në ujë, një total prej 400-500 personash në tokë.
Ndërprerjet e telekomunikacionit në zonë e kanë bërë të vështirë kontaktin me shumë njerëz në rajon, përfshirë fëmijët në kampin veror.
Përmbytjet e menjëhershme të së premtes në shtet, shkaktuan shpalljen e gjendjes katastrofike për rajonet Hill Country dhe Concho Valley.
Në Qarkun Kerr, zyra e sherifit ka raportuar përmbytje të mëdha me disa persona të zhdukur dhe humbje të konfirmuara jetësh.
Gjykatësi i qarkut Kerr, Rob Kelly, i cili është dhe zyrtari më i lartë në zonë, u pyet pse kampet përgjatë lumit Guadalupe nuk u evakuuan paraprakisht.
“Nuk e dinim që kjo përmbytje po vinte. Jini të sigurt, askush nuk e dinte që kjo lloj përmbytjeje po vinte”, u përgjigj Kelly.
Ai më vonë shtoi se “nuk kemi një sistem paralajmërimi” në zonë, e cila përmbytet rregullisht.
Ai tha se ajo që ndodhi të premten e tejkaloi përmbytjen e vitit 1987, e cila vrau 10 adoleshentë në një autobus kampi kishtar pranë qytetit Comfort, në jug të qarkut Kerr.
Sakaq, vijojnë operacionet e shpëtimit dhe të, si dhe ende ka paralajmërime për përmbytje të mëtejshme të mundshme në shtet.
Bota
Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret
Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.
Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.
Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.
Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.
Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.
Bota
Dhjetëra njerëz të vdekur nga shpërthimi në Zvicër (video momentit te shperthimit)
Një shpërthim në një bar të quajtur Le Constellation në një bar skish në Zvicër, ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 01:30.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të lokalit dhe ka shkaktuar panik mes klientëve dhe punonjësve. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit ka pasur shumë viktima, dhe disa kombësi janë të përfshira në këtë tragjedi.
Përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë dhe ka vështirësuar mundësitë e evakuimit. Dëshmitarët kanë raportuar për shpërthime të forta dhe shpërndarje të tymit të dendur.
Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, por autoritetet fillimisht spekuluan për një shpërthim, ndërsa prokurori lokal ka theksuar se nuk ka dyshim që ky mund të jetë një akt i qëllimshëm.
Autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë viktimat dhe të plagosurit.
Bota
Tragjedia me 47 viktima, qeveria zvicerane shpall pesë ditë zije
Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndër të cilët janë edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë të zhdukur.
Shumica e të lënduarve janë të rinj, në moshat 16-26 vjeç.
Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i jashtëzakonshëm për një tragjedi të këtij shkalle në vend.
Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”.
Ai premtoi se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
“Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Zvicra do të qëndrojë e bashkuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të shmangur përsëritjen e një tragjedie të tillë”, tha Parmelin.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se 12-15 shtetas italianë janë të shtruar në spitalet zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 italianë rezultojnë të zhdukur. Tre të plagosur rëndë do të transferohen në Milano për trajtim.
Komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa aktivitetet festive për Vitin e Ri janë anuluar.
Autoritetet paralajmërojnë se procesi i identifikimit të viktimave dhe trajtimi i të plagosurve do të zgjasë javë, ndërsa pesë ditët e zie janë një shenjë respekti dhe reflektimi kombëtar.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
