Përmbytjet prekin edhe burgun e Durrësit, aty ku mbahen Veliaj dhe Beqaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshjet intensive të shiut të rëna mëngjesin e kësaj të marte kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, me situatën më problematike të raportuar në qytetin e Durrësit.

Si pasojë e motit të keq, është përmbytur edhe Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, ku vuajnë dënimin, mes të tjerëve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Durrësi mbetet një nga qytetet më të goditura nga reshjet, me rrugë të tëra nën ujë dhe vështirësi serioze në pikat hyrëse të rrugës interurbane Tiranë–Durrës. Sipas të dhënave paraprake, deri tani janë evakuuar rreth 10 familje, ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar në akse alternative, përmes Ndroqit dhe Elbasanit.

Probleme nga moti i keq janë shënuar edhe në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Kukës.

Share This Article