Përmendi Kosovën në OKB, Haradinaj duartroket Ramën: Qëndrimet e tij, të drejta. Konfirmojnë të drejtën për anëtarësim në institucionet euro-atlantike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përgëzoi kryeministrin Rama për qëndrimin e tij të mbajtur gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj shkruan se qëndrimet e kryeministrit Rama “konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike.”

Postimi i plotë i Haradinaj:

“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus.”, shkruan ai.

Share This Article