ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 13 minutes ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 18 minutes ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 21 minutes ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 22 minutes ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 24 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

albnews by albnews
24 December, 2025
in Albania
0
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Një projekt tjetër kontrovers po zhvillohet në qendrën historike të Durrësit, shumë afër monumenteve të kulturës. Qeveria ka dhënë një super leje, për të ndërtuar ngjitur me njëra tjetrën jo 1 por plot 4 kulla, më e larta nga të cilat do të jetë plot 30 kate.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Një paradoks tepër i madh, pasi nga njëra anë promovohet historia e nga ana tjetër kjo histori betonohet, duke ngritur mbi to pallate shumëkatëshe, pa asnjë plan urbanistik. Madje, nëse do t’a shohësh projektin edhe vizualisht, duket një mori ndërtimesh ngjitur me njëra tjetrën, që përveçse ndërtuesit as nuk i shërbejnë të gjithë komunitetit.

Duke hulumtuar lejen e sapo zbardhur nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, duket një “mal” i madh me beton, shumë afër qendrës, apo ngjitur edhe me monumentet e kulturës.

Në dokumente shkruhet se është miratuar leja e zhvillimit për objektin “Durrësi Tower, objekt banimi dhe shërbimi me 8, 17, 24 dhe 30 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘T & xh’ sh.p.k” thuhet në dokumente. Pas kompanisë, ‘T & xh’ sh.p.k qëndron Përparim Cena nga Gllava e Tepelenës.

E njëjta firmë ka fituar miliona euro nga tenderët, kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe këto para’ duket se po investohen në ndërtim, në kulla të larta.

Në dokumente shkruhet se zona e studimit ndodhet në Durrës, në hapësirën e Marinës, në një pozicion strategjik midis Portit dhe Sheshit Liria, përgjatë boshtit kryesor urban, Rrugës Egnatia. “Kjo vendndodhje e bën truallin një pikë lidhëse të rëndësishme mes bërthamës historike dhe hapësirës detare, duke i dhënë projektit një rol të dukshëm në strukturën e qytetit. Sheshi është i integruar në një strukturë të dendur urbane, në planin e dytë të ndërtesave të dukshme nga porti”, thuhet në dokumente.

Sipas saj, lartësia maksimale e strukturës, matur nga niveli i kuotës së sistemimit, është 110 m, ndërsa numri i kateve mbi tokë varion nga 8-17-24-30 kate, në varësi të seksionit të ndërtesës. Numri i kateve nën tokë është 3, të destinuara kryesisht për parkim.

Kullat do të jenë tepër të larta, ndërkohë për të siguruar lidhjen vertikale dhe qarkullimin e brendshëm, ndërtesa është pajisur me një sistem të integruar komunikimi që përfshin 5 ashensorë të shpejtë dhe dy shkallë në katet nëntokësore.

Kati përdhe ka një sipërfaqe prej 774.6 m2 dhe është konceptuar si një zonë me karakter publik dhe komercial, ku janë planifikuar hapësira për dyqane, bare, restorante dhe shërbime të tjera, që do të kontribuojnë ndjeshëm në gjallërimin e jetës urbane përreth ndërtesës.

“Kjo qasje bën që ndërtesa të mos funksionojë vetëm si një njësi e izoluar banimi apo shërbimi, por të shndërrohet në një nyje të gjallë të komunitetit lokal. Nga pikëpamja dimensionale, lartësia totale e ndërtesës arrin deri në 30 kate, duke plotësuar kërkesat për sipërfaqe nga investitori dhe duke garantuar një densitet të përshtatshëm për truallin. Ndarja e projektit në katër vëllime të veçanta është një zgjedhje volumetrike që i jep ansamblit fleksibilitet vizual dhe një identitet unik”, thuhet në dokumente.

VoxNews

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result