ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 7 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 7 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 12 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 12 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes

albnews by albnews
4 July, 2025
in Bota
0
Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka pasur një hap përpara në negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, me synimin për të arritur një marrëveshje deri më 9 korrik. Megjithatë ende nuk është arritur një akord përfundimtar.

Ky është konkluzioni i vizitës së djeshme në Uashington të komisionerit të BE-së për Tregtinë, Maros Sefcoviç, i cili u takua me Sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, homologun e tij, Howard Lutnick dhe ambasadorin Jamieson Greer.

RelatedPosts

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Policia në Gjermani kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

“Synimi është të arrijmë maksimumin e mundshëm. Një marrëveshje e drejtë për të dyja palët, që u jep më shumë parashikueshmëri dhe qartësi kompanive për të planifikuar aktivitetet tregtare për pjesën tjetër të vitit dhe më tej”, ishte shprehur përpara vizitës përfaqësuesi i Brukselit.

Duke theksuar rëndësinë e aleancës ndërmjet BE-së dhe SHBA-së, ai shtoi se “është gjithmonë një shenjë e mirë kur kalojmë nga shkëmbimi i opinioneve në procesin e hartimit, por duhet fokus maksimal për rezultate, sepse jemi ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë në botë.”

Në kuadër të një kompromisi të mundshëm, BE-ja është e gatshme të pranojë tarifa doganore deri në 10% dhe të rrisë blerjet e armëve dhe mallrave të tjerë amerikanë si gazi natyror. Në këmbim, kërkon lehtësim ose heqje tarifash për produkte si alumini (aktualisht 50%), automjetet dhe pjesët e tyre (25%).

Nga ana tjetër, SHBA-të kërkojnë heqjen e taksave që disa vende evropiane vendosin ndaj gjigantëve digjitalë amerikanë.

Duke folur për CNBC, sekretari amerikan i Thesarit Bessent u tregua i matur.

“E takova homologun tim evropian. Ka shumë elementë në lojë. Vendimin e merr presidenti Trump. Do të punojmë intensivisht gjithë fundjavën. Do të shohim çfarë mund të arrihet”, tha Bessent.

Ai shtoi gjithashtu se, me 147 mijë vende pune të reja në qershor, ekonomia amerikane mbetet e fortë.

“Tarifat nuk kanë dëmtuar ekonominë tonë”, tha ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Aarhus në Danimarkë, deklaroi se synimi i BE-së është “një marrëveshje parimore”, si ajo me Britaninë e Madhe.

Por ajo theksoi edhe vështirësitë.

“Me një fluks tregtar prej 1.5 trilionë euro, është e pamundur të përfundojmë detajet brenda 90 ditëve, siç kërkon Trump. Po punojmë për një zgjidhje të negociuar, por jemi të përgatitur edhe për një dështim”, tha ajo.

Von der Leyen konfirmoi se BE-ja ka përgatitur një listë kundërmasash dhe është gati t’i aktivizojë për të mbrojtur interesat evropiane, nëse marrëveshja dështon.

Në këtë kuadër, BE-ja mendon të ndjekë modelin britanik, me një marrëveshje kornizë që do të ndalonte hyrjen në fuqi të tarifave, duke lënë detajet për t’u negociuar më vonë.

Por Brukseli përballet edhe me ndasi të brendshme: Gjermania dhe Italia shtyjnë për një zgjidhje të shpejtë, edhe nëse kërkon lëshime, ndërsa Franca dhe Spanja kërkojnë që BE-ja të rezistojë dhe të kundërpërgjigjet.

“Një marrëveshje e mirë është ajo që arrihet sa më shpejt, me tarifa sa më të ulëta dhe që është e drejtë dhe e ekuilibruar”, tha Macron.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result