Opinion nga Habjon Hasani
a) Ne vitin 2021 ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim u çua ne menyre demonstrative nga nje tryeze e perbashket kur nisi te merrte fjalen Ilir Beqaj.
Arsyeja lidhej me faktin se SPAK nuk po vepronte ndaj tij; ndersa Beqaj ishte vene ne rreth te kuq nga amerikanet pasi ai jo vetem kishte sabotuar disa produkte te Pffizer; por pasi kishte zevendesuar keto produkte me prodhime turke Beqaj (me informacion operativ) rezultonte se ishte bere ortak biznesi me furnitorin qe i sillte nga Turqia produktet qe nxoren jashte loje interesin amerikan.
b) Sot ne vitin 2026; nje aktivitet per nje park eolik ne veriun e vendit ku investitor eshte dhe nje kompani amerikane u be shkas qe ambasadorja e komanduar VanHorn te ulej perbri Belinda Ballukut. Kjo e fundit ka nje ngjashmeri si dhe nje ndryshim me Beqajn.
-Ngjashmeria eshte se njesoj si Beqaj dhe Balluku ka goditur ne disa raste interesa amerikane; ose i ka sabotuar ato per llogari te interesave tjera teper te dyshimta. Ne skeme nuk eshte vetem porti i ri, TEC i Roskovecit apo aeroporti i Vlores, por dhe ceshtja delikate e vendburimit te Delvines.
Njesoj si Beqaj dhe Balluku ka goditur interesin amerikan per interes personal ose si pilote e interesave te huaja.
-Ndryshimi me Beqajn eshte se ne kohen kur Beqaj ishte ne konference me Yuri Kim; SPAK-u hezitonte te hapte ceshtje penale ndaj tij.
Ky nuk eshte rasti i Ballukut; per te eshte vec fillimi i rrugetimit penal; zor se e ndihmon kjo kozmetika e konferencave dhe qokave.

