“Përpjekja dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare”, Rama në Shpirag: Jemi para testit përfundimtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shfaqet më Shpirag, atje ku pak kohë më parë u fol për zbulimin e një vendburimi nafte.

Rama shkruan se jemi pranë testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionet të fluksit të gazit e të naftës, deri në sipërfaqen e tokës.

Ai në fund uron fat dhe thotë se përpjekjes dhjetëvjecare po i afrohet ora vendimtare e së vërtetës.

📍Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë🇦🇱🦅

Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës

Share This Article