Përplasen 3 tragete në portin e Durrësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme, është bërë shkak për përplasjen e tre trageteve të ankoruar në port.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme, kur trageti AF Claudia është përplasur me dy tragetet e tjerë AF Marina dhe Bari, që ndodheshin të ankoruar në Terminal.

Trageti AF Claudia po nisej drejt Ankonës. Burime nga porti i Durrësit thanë për ATSH-në se ngjarja ka pasur shkak erën shumë të fortë.

Raportohet se nuk ka pasur dëme problematike. Trageti AF Claudia u ndihmua nga rimorkiatorët  dhe në orën 21:20 vijoi normalisht udhëtimin drejt Ankonës./ATHS/

Share This Article