Përplasen dy avionë në aeroportin e Londrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy avionë janë përplasur në pistën e aeroportit Heathrow, duke shkaktuar kështu kaos. Një avion bosh i Virgin Atlantic u përplas me atë të British Airways ndërsa po zhvendosej në Terminalin 3, shkruan The Sun.

Media britanike raporton se avioni i British Ariways ishte plot me pasagjerë dhe ishte nisur për në Akra, por kjo nuk është konfirmuar akoma.

Të dy avionët po lëviznin me shpejtësi të ulët dhe nuk ka raportime për të lënduar.  Aksidenti nuk e ka prishur orarin e fluturimit të avionit të Virgin nga aeroporti Heathrow.

Share This Article