Përplasen dy makina Ferrari, po bënin garë në rrugët e Italisë

albnews
By
1 Min Read

Dy makina Ferrari kanë përfunduar në murin e një vile në fshatin Osimo në Ankona të Italisë, pasi po bënin garë me njëra-tjetrën.

Makinat, një 296 GTB dhe një F12 Berlinetta blu, kapin një vlerë në total rreth 500 mijë paund. Nga aksidenti ato pësuan dëme të mëdha, ndërsa njëra prej tyre u përfshi nga flakët.

Dy persona u dërguan në spital, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article