Përplasën me makinë dhe dhunuan për vdekje 18-vjeçarin, gjykata merr vendimin për dy të rinjtë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy të dyshuarit në lidhje me vdekjen e një 18-vjeçari në Podujevë të Kosovës janë vendosur në paraburgim nga Gjykata e Prishtinës.

Vendimi për dy të rinjtë që përplasën me makinë dhe dhunuan për vdekje Lulzim Fejzullahun u bë me dije nga zëdhënësja e gjykatës sipas mediave në Kosovë.

Pas vendimit të dy janë dërguar menjëherë në burg, ndërsa detajet mbi rastin e rëndë vijojnë të hetohen nga autoritetet përkatëse.

Nga raportet e deritanishme është bërë me dije se Lulzim Zejnullahu ka pësuar lëndime fatale si rezultat i një sulmi brutal.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Zejnullahu nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra dhe ndërroi jetë të shtunën.

Share This Article