Përplasen trenat, 32 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy trena të udhëtarëve janë përplasur mes vete në pjesën jugore të Egjiptit, duke lënë të vdekur 32 persona e mbi 60 të tjerë të lënduar, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Dhjetëra autoambulanca shkuan me shpejtësi në vendin e aksidentit në provincën Sohag, mbi 450 kilometra në jug të kryeqytetit Kairo, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mediet lokale publikuan video të disa vagonëve të kthyer mbrapsht, ndërsa udhëtarët ishin të ngujuar brenda tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Disa viktima u panë se janë pa vetëdije, ndërsa të tjerëve u rridhte gjak nga trupi. Njerëzit që ishin jashtë trenit i nxorën trupat dhe i lanë në tokë. Aksidenti ndodhi mes Dafan Al-Sawam dhe qytetit Tahta.

Autoritetet lokale shëndetësore kanë dërguar 49 autoambulanca në vendin e ngjarjes. Spitalet e rajonit kanë shpallur gjendje emergjente për t’u përgatitur për pranimin e personave të lënduar nga ky aksident i rëndë.

Egjipti viteve të fundit është përballur me disa aksidente vdekjeprurëse me trena. Shkaktarët e këtyre aksidenteve janë infrastruktura jo e duhur dhe mirëmbajtja e dobët e hekurudhave. Vetëm gjatë vitit 2017, të dhënat zyrtare tregojnë se në Egjipt kanë ndodhur 1.793 aksidente me trena.

Share This Article