Tre persona humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën si pasojë e përpasjes së dy trenave në fshatin Milavce të Republikes Ceke.
Autoritet çeke kanë raportuar se treni që po udhëtonte me shpejtësi të lartë i përkiste linjës hekurudhore ndërkombëtare i cili mundësonte transportin nga qyteti cek Plzen për në Mynih të Gjermanisë, ndërsa treni tjetër i përkiste një prej linjave hekurudhore lokale.
Përplasja u shënua rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës, 4 gusht, dhe sipas ministrit të Tansportit në Ceki ka ndodhur si pasojë ndojnë gabimi të mundshëm nga ana e drejtuesve të mjeteve.
Nga bilanci actual, përvcec dy viktimave, pesë persona raportohen në gjendje të rëndë, shtatë të tjerë janë të detyruar t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale ndërsa pasagjerët e plagosur janë shoqëruar nga forcat e emergjencave për në spital.
Ndërkohë, komandanti i Departamentit Rajonal të Zjarrfikësve, Jaroslav Hardlicka, tha se po punohet për gjetjen e një personi i cili dyshohet të ketë mbetur i bllokuar.
Në dispozicion të personave të lënduar u vendosën menjëherë katër helikopterë të cilët lehtësuan dhënien e asistencës mjekësore. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur edhe hetimet për të përcaktuar shkaqet apo fajtorët e këtij aksidenti me pasoja tragjike.

