Përplaset me një autobus, në gjendje të rëndë ish-lojtari i Real Madrid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është shqetësuese gjendja shëndetësore e ish-mesfushorit të Napoli, Real Madrid dhe Corinthias, Freddy Rincon. Një nga mitet e futbollit kolumbian ishte protagonist i një aksidenti të tmerrshëm, ku mjeti ku ndodhej si pasagjer 55-vjecari u përplas me një autobus.

Futbollisti që me fanellën e Kolumbisë ka marrë pjesë në 3 Botërore, në 1990, 1994 dhe 1998, ka pësuar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur 3 orë, dhe është në gjendje kritike për jetën, ose në rastin më të mirë “me pasoja serioze dhe të përhershme”, sipas burimeve të spitalit të qytetit Cali.

“Gjendja është e rëndë. Nuk na mbetet veçse të lutemi, duhen thënë gjerat siç janë” deklaroi një mik i tij, Hamilton Ricard, nga të parët që mbërritën në spital.

Sipas hetimeve, mjeti ku ndodhej Rincon kishte kaluar kryqëzimin me semafor të kuq, duke u përplasur me autobusin. Nuk është hera e parë që Rincon është protagonist i një aksidenti, në 2013 një i tillë i shkaktoi thyerje të ndryshme.

Share This Article