Përplasja e Ramës me Bullgarinë, Berisha: Vasali i Vuçiçit i tregoi turpin një vendi mik. I kërkojmë falje Bullgarisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha komentoi deklaratat e Edi Ramës mbi Bullgarinë në Samitin e Brukselit, si dhe reagimet që pati Ministria e Jashtme bullgare ditën e sotme, të cilat morën përgjigjen e kreut të qeverisë.

“Bullgaria ka të regjistruar në arkivat e saj me qindra vendime miqësore me shqiptarët. Turpi të mbulojë Edi Ramën, që një vendi mik i tregon turpin, si ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdo qeveritar shqiptar ka gjetur në atë qeveri veçse miq. Bullgaria u bashkua me NATO-n në betejën kundër Serbisë në Kosovë. Bullgaria ka qenë gjithmonë avokat i Shqipërisë dhe del vasali i Vuçiçit për t’i dhënë turpin atij vendi. Unë i kërkoj ndjesë popullit bullgar në emër të Partisë Demokratike dhe e garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve”, tha Berisha

Share This Article