Përplasja Kurti-Vuçiç në OKB, Rama: Seancë e pakuptimtë! Kosova dhe Serbia të përqendrohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si ‘të pakuptimtë’ seance ne keshillimin e sigurimit të OKB-së ku kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u përplasën ashpër lidhur me vendimin e Prishtinës zyrtare për heqjen nga qarkullimi të monedhës serbe ‘dinar’.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social ‘X’, Rama tha se Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk është vendi ku mund të diskutohen gjëra lidhur me Kosovën dhe bëri thirrje që dy vendet të përqendrohen plotësisht në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm njerëzve, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”- shkruan Rama.

Ndërsa më tej, kreu i ekzekutivit tha se Shqipëria do të jetë krah Kosovës kundër çdo kërcënimi të jashtëm por nënvizoi se do të vazhdojë t’i theksojë Kurtit rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë.

“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”- nënvizoi kryeministri.

Rama në një reagim të bërë më 5 shkurt për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb në Kosovë tha se është e drejtë e Prishtinës të zbatojë Kushtetutën e saj.  

Në 1 shkurt, në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore që parashikon kryerjen e pagesave vetëm me valutën e huaj në euro duke e përjashtuar dinarin serb. Kjo politikë ekonomike ka shkaktuar reagime të ashpra nga Serbia, teksa Vuçiç e konsideroi këtë si një presion dhe përpjekje për spastrimin etnik të popullit serb.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB që u kërkua nga Serbia, Vuçiç tha se Kurti po synon t’ua pamundësojë jetën serbëve që jetojnë në Kosovë. Ndërsa kryeministri i Kosovës u përgjigj ndaj akuzave duke theksuar se institucionet e shtetit do të sigurojnë një periudhë tranzicioni sa i takon përdorimit të dinarit serb nga serbët në Kosovë.

Share This Article