Përplasja me Trump, Musk bën një hap pas: E teprova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elon Musk ka bërë një hap pas në përplasjen e tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke shprehur pendesë për disa komente që ka bërë në rrjete sociale.

Në një postim në rrjete sociale, miliarderi shkroi: “Pendohem për disa nga postimet e mia për Trump javën e kaluar. E teprova.”

Musk dhe Trump, të cilët shiheshin si aleatë të ngushtë që nga zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2024, u përfshinë pak ditë më parë në një shkëmbim akuzash dhe kërcënimesh lidhur me kontratat qeveritare të revokuara dhe thirrjet për shkarkim, pasi njeriu më i pasur në botë kritikoi projektligjin e ri gjithëpërfshirës për taksat dhe shpenzimet që propozon presidenti republikan.

Musk dha dorëheqjen si drejtues i një agjencie federale të diskutueshme të quajtur DOGE, e krijuar për të reduktuar shpenzimet e qeverisë amerikane. Ai argumentoi se projektligji i ri i Trump për shpenzimet do të rrisë ndjeshëm borxhin kombëtar të SHBA-së – një deklaratë që shkaktoi zhgënjim të thellë te presidenti, i cili e quajti kritikën e Musk “shumë zhgënjyese”.

Share This Article