Franca është tronditur nga një ngjarje e rëndë ditën e sotme ku raportohet se, tre persona janë qëlluar për vdekje brenda një automjeti në qytetin jugor francez të Marseille, ku kohët e fundit ka pasur rritje të dhunës mes bandave rivale për shkak të trafikut të drogës.
Të shtënat e fundit kanë ndodhur në një zonë banimi të qytetit të dytë më të madh të Francës. Makina, në të cilën ndodheshin tre viktimat u qëllua menjëherë pasi ata u larguan nga një klub nate.
Dy nga të shënjestruarit u larguan nga vendi i ngjarjes, ashtu si edhe sulmuesit e panjohur, raportojnë mediat vendase. Policia e lidh ngjarjen e rëndë me tregtinë e drogës.
Me ngjarjen e sotme, kjo e dërgon në 21 numrin e vrasjeve të lidhura me drogën në këtë qytet deri më tani këtë vit.