Përplasja në Kushtetuese, Basha: Rama bëri një grusht institucional

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar grusht institucional atë që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese.

Nga takimi i radhës në Sarandë, kreu demokrat tha se “duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli”

“Edi Rama ka vetëm një qëllim, ose ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional” tha Basha.

Ai shtoi se “drejtësia e kapur i shërben qeverisë dhe një grushti oligarkësh” dhe jo qytetarëve.

Basha u zotuar se me PD në qeveri, do të vendoset barazia para ligjit dhe “heqja e trarëve të korrupsionit”.

“Korrupsioni nuk luftohet me fjalë por më vepra” tha kreu i opozitës. 

Share This Article