Përplasja për dekretimin e ministrave, Vasili: Kushtetuesja rrëzoi Ramën dhe i dha të drejtë Metës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga ana e Kreut të Shtetit.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili deklaron se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Edi Ramën, duke i dhënë të drejtë Presidentit Meta.

“Gjykata Kushtetuese rrëzon Edi Ramën!Qëndrimi i Presidentit Meta plotësisht kushtetues lidhur me mos emërimin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm.Gjykata Kushtetuese pushoi sot ankimin e Ramës në Kushtetuese, sepse mosmarrëveshja nuk ekziston.Mosmarrëveshjet i shpik vetëm Edi Rama për të rrëmbyer pushtet që nuk i takon.Matufllëku i Ramës mori shuplakën, që meriton si çdo sharlatan, që kërkon në mënyrë halucinante të rrëmbejë çdo pushtet”, deklaron nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë fund përplasjes presidencë-kryeministri për dekretimin e ministrave pas konfliktit të nisur pas rrëzimit të emrit të Gent Cakajt në detyrën e kryediplomatit.

Share This Article