Përplasje e frikshme në pistë, piloti italian i MotoGP përfundon në tokë pa ndjenja! Dërgohet në spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

PORTUGALI – Moment i frikshëm për italianin Franco Morbidellin në pistën e Portimaos. Piloti i Pramac në MotoGP, i angazhuar në një seancë stërvitore (gjatë testeve SBK) me Panigale V4S së bashku me pilotë të tjerë të Akademisë dhe vëllezërit Marquez, u përfshi në një rënie me shpejtësi të madhe në kthesën 9.

Aksident I rëndë për ‘Morbidon’, i cili u rrëzuar në mënyrë të fortë duke goditur kokën. I pari që ndaloi ishte Marc Marquez me vëllain e tij Alex. Vëllezërit Marquez ndihmuan Morbidellin, pa ndjenja për një kohë të papërcaktuar, në pritje të ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës së cirkuitit.

Dinamika e rënies bëri të nevojshme që Morbidelli t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, fillimisht në Qendrën Mjekësore të cirkuitit dhe më pas në spital. Testet e kryera deri më tani nuk kanë zbuluar ndonjë gjë serioze, por ende priten rezultatet e ekzaminimeve të mëtejshme.

Pas një përplasjeje të rëndë, Franco u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime të mëtejshme. Testet fillestare kanë dhënë të dhëna inkurajuese për gjendjen e tij aktuale, ai do të kalojë natën në Spitalin Faro për arsye parandalimi dhe sigurie”, thuhet nga ekipi.

Share This Article