ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 8 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 8 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Përplasje Kosovë-Serbi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Spanjë

albnews by albnews
20 November, 2022
in Kosova
0
Përplasje Kosovë-Serbi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Spanjë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sesioni i 68-të vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i mbajtur në Madrid të Spanjës, ka kaluar në përplasje mes delegacionit të Kosovës e Serbisë.

Kjo pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s, miratoi raportin per Ballkanin Perëndimor, e ku paraprakisht, raportin e kundërshtoi udhëheqësi i delegacionit të Serbisë, që vjen nga partia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

RelatedPosts

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

​Procesi gjyqësor në Hagë-sot nis dëshminë diplomati amerikan, Christopher Hill

Ai pretendonte se raporti përmban të pavërteta për Kosovën, ngase sipas tij, ky vend nuk është shtet, e për më tepër, duke iu referuar me emrin jokushtetues të Kosovës si – “Kosovë e Metohi”.

Në kundërshtimin e tij, ai deklaronte të pavërteta, duke thënë se Kosova e Serbia janë duke biseduar çështjen e statusit të Kosovës.

Gjithashtu ai pretendonte se bazat ushtarake ruse në Serbi, janë për qëllime humanitare, dhe se nuk ka tensione të nxitura nga Serbia, si edhe deklarime të ngjashme.

Më pas, me kërkesë të tij, Asambleja ia kaloi fjalën kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni, i cili ndër të tjera argumentoi se pretendimet e delegacionit serb, respektivisht kryetarit të këtij delegacioni, janë tërësisht të pavërteta.

Ai deklaroi se Kosova është shtet sovran, që pavarësinë e ka shpallur në vitin  2008, dhe është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 117 shtete të botës, raporton RTK.

Për më tepër, Hyseni theksoi se pavarësia e Kosovës është vërtetuar dhe legjitimuar  edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Hyseni vazhdoi duke potencuar faktin që vetëm pak zyrtarë serb akoma Kosovës i drejtohen me emrin jokushtetues “Kosovë e Metohi”, por në fakt emri i vetëm i  Kosovës  është vetëm Kosovë.

Mbështetje të madhe në këto diskutime Kosovës i ka dhënë anëtarja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar,  Harriett Baldwin, duke bërë thirrje për njohje të realitetit në Kosovë dhe duke ftuar shtetet anëtare të NATO-s për njohje të shtetësisë së Kosovës.

Gjithashtu gjatë sesionit të djeshëm, kryetarja e delegacionit të Shqipërisë, Mimi Kodheli, njëherit nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në diskutimin e saj të zhvilluar në Komisionin Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, iu drejtua ministrit për Punë të Jashtme, Evropë dhe Bashkëpunim, të Spanjës, Albares, me kërkesën e Shqipërisë për të adresuar çështjen e Kosovës nën një perspektivë të re, nisur nga marrëdhëniet e bashkëpunimit të hershëm që ka karakterizuar Spanjën me rajonin e Ballkanit.

Në përgjigje të ministrit Albaros, ai tha se Spanja mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e rajonit.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Driton Hyseni kryesues dhe Xhavit Haliti anëtar, janë duke zhvilluar takime me delegatët pjesëmarrës, dhe janë duke marrë pjesë në diksutimet, të cilat në këtë sesion janë të fokusuara në partneritetet e NATO-s, te e ardhmja e politikës së dyerve të hapura, duke përfshirë diskutimet për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në këtë aleancë, diskutimet për konceptin e ri strategjik të NATO-s, përshtatjen dhe modernizimin më të gjerë, qëndrimin ndaj Ukrainës dhe përballen me kërcënimin e Rusisë, si edhe  çështje të tjera me rëndësi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result