Përplasje mes grupeve të trafikut në Itali, të përfshirë edhe shqiptarë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër persona janë dërguar në paraburgim pas dy sulmeve të ndara që ndodhën në gushtin e kaluar në Prato, gjatë një përplasjeje mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të drogës.

Ngjarjet ndodhën në zonat Via Strozzi dhe Via San Paolo, ku u përdorën hanxharë dhe thika, duke lënë katër të plagosur.

Gjykatësi i hetimeve paraprake, me kërkesë të prokurorisë së Pratos, vendosi paraburgimin për katër të dyshuar: dy shtetas marokenë, një pakistanez 34-vjeçar dhe një shqiptar 38-vjeçar. 

Të gjithë akuzohen për përfshirje në dy “ekspedita ndëshkuese” që çuan në plagosjen e katër personave.

Sipas policisë së Pratos, incidentet janë pjesë e një konflikti më të gjerë midis grupeve pakistaneze, marokene dhe shqiptare që konkurrojnë për kontrollin dhe furnizimin e tregut të drogës në qytet.

Gjatë kontrolleve, forcat e rendit gjetën dhe sekuestruan një hanxhar dhe një tehu me shkop në posedim të të dyshuarit pakistanez.

Share This Article