Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është shoqëruar me tensione.
Kryetarët e dalë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq i Mitrovicës Veriore, Kadri Rahimaj i Kamenicës dhe Qemajl Aliu i Shtinës shihen janë përplasur me kryetarin e komunës së Drenasit, i zgjedhur nga radhët e PDK, Ramiz Lladrovci.
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj tha për mediat se tensionet nisën pasi u tentua që komunave veriore t’i mohohej anëtarësimi në Asociacion dhe Vetëvendosjes t’i mohohet një vend në bordin e Asociacionit.
Në një postim në Facebook, Rahimaj thotë se mungesa e argumenteve dhe transparencës ka çuar në një situatë të tillë, duke i detyruar ata që të përdorin forcën për të imponuar vendime.
“Kur mungojnë argumentet, ata fillojnë të përdorin forcën. Kjo është një shenjë e qartë e krizës në AKK”, shprehet Rahimaj, duke kritikuar organizimin e Kuvendit vjetor të këtij organi.
Ai theksoi se përpjekjet për të kontrabanduar procese të rëndësishme janë evidente dhe përbëjnë një kërcënim për transparencën dhe demokracinë.