Përplasje mes Pekinit dhe Tokyo-s në Paqësor, anijet luftarake kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tensionet mes Kinës dhe Japonisë po rriten, pasi anije të rojës bregdetare kineze kaluan në ujërat e ishujve Senkaku, të administruar nga Japonia. Rojë bregdetare kineze e quajti operacionin “patrullim për zbatim të të drejtave”, duke shtuar se kalimi ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Kina dhe Japonia kanë pasur përplasje të përsëritura rreth këtyre ishujve, që Pekini i quan Diaoyu dhe Tokio Senkaku. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën e vlimit pas deklaratave të kryeministres japoneze Sanae Takaichi për Tajvanin.

Pekini lëshoi madje një udhëzim udhëtimi, duke u kërkuar qytetarëve të mos vizitojnë Japoninë për shkak të «rrezikut të rritur për siguri».

Konflikti u ndez kur Takaichi, duke iu përgjigjur një pyetjeje në parlamentin japonez, tha se një sulm kinez ndaj Tajvanit do të konsiderohej «situatë që kërcënon mbijetesën e Japonisë» dhe për rrjedhojë mund të shkaktonte reagim ushtarak nga Tokio.

Pekini e konsideron Tajvanin territor të vetin dhe është zotuar ta marrë nën kontroll, edhe me forcë nëse duhet. Për Kinën, sovraniteti i Tajvanit është çështja më e ndjeshme në marrëdhëniet me vendet e tjera – një ‘vijë e kuqe’ që nuk duhet shkelur.

Share This Article