Përplasje në Kuvend mes VMRO-së dhe Xhaferit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në seancën që është duke u mbajtur për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, kanë filluar dhe përplasjet e para, mes deputetëve të VMRO-së që e kundërshtojnë këtë seancë dhe kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, që e thirri enkas këtë seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 21:00.

“Të hiqet pika nga rendi i ditës dhe të mendoni se çfarë po bëni meqë komisioni nuk arriti në konkluzion në lidhje me imunitetin e kolegut Veljanovski”, tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i Kuvendit nga ana tjetër është përgjigjur se po veprohet sipas ligjit, pikërisht në bazë të raportit të Komisionit për Çështjen e Mandateve dhe Imuniteteve dhe nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e seancës.

“Baza e thirrjes së seancës është raporti i Komisionit. Për këtë në aspekt procedural nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e seancës”, tha kryetari i Kuvendit, Xhaferi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply