Përplasje në Tropojë, qytetarët hyjnë me forcë në KZAZ

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Shkodrës edhe në Tropojë ka pasur përplasje për shkak të vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Siç shihet edhe nga pamjet një grup personash kanë hyrë me forcë  në ambientet e KZAZ në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri, duke hequr që aty materialet zgjedhore, dhe duke i hedhur ato në rrugë.

Punonjësit e policisë bashkiake dhe qytetarët kanë thyer dyert dhe xhamat e Pallatit të Sportit, ku ishte ngritur KZAZ-ja duke dëmtuar materialet zgjedhore.

“Në orën 10:00 policia bashkiake të përkrahur nga një numër simpatizantë dhe punonjës të bashkisë ndërhynë me forcë duke marrë materialet zgjedhore dhe i kanë nxjerrë jashtë”, raporton Ora News.

Policia ka tentuar që ti ndalojë, por turma i ka marrë përpara.

Po ashtu gazetari Buçpapaj informon se nga thyerja e xhamave një polic ka mbetur i lënduar lehtë.

Policia ka rrethuar ambientin dhe mësohet se janë arrestuar 4 persona ndërsa priten edhe arrestime të tjera.

Në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, Bashkia e Bajram Currit i kërkon drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzojnë të gjitha materialet zgjedhore në Bashki.

Share This Article