Pas përplasejes me policinë bashkiake në zyrat e Frymës së Re Demokratike, ka reaguar presidenti Meta duke i bërë thirrje opozitës që të reagojë nga kësaj partie dhe bashkie bandë.
Gjithashtu ai ka kërkuar nga policia që të zbatojnë ligjin.
“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti pasi t’i sjellësh një partie zyrtare pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në për të marrë pjesë në zgjedhje që nuk ka as vulë as numër protokolli u bë me vrap e me nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht forcat opozitare që të kandidojnë në zgjedhje duke përdorur bashkinë bandë. Padyshim që është irrituese është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafjoze për të vënë dorë mbi zgjedhje.
I bëj thirrje opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të garës, do të jetë vonë për të dhe popullin shqiptar nga partia Bandë. Isha këtu dhe po kaloja rastësisht se si kryetari i FRD-së dhunohej. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar. Po i them kryepalaços se e di çfarë ka bërë me firma dhe pa firma. Mos u bind urdhërave të të çmendurit”, ka thënë Meta.