Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ditën e sotme një dalje për mediat, në të cilën ka sulmuar ashpër drejtuesin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, por edhe qeverinë “Rama” dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
Meta e cilësoi Veliajn si një kriminel që vishet verës me xhup, për të “mbuluar” krimet e tij.
“Pas prindit 1, Ramoviç, është prindi 2, që është miu i Bashkisë. Që shkon me xhup në këshillin bashkiak. Kaq freskët ishte atje, apo e vesh për qëllime të tjera”, tha Meta.
Kreu i PL u ndal edhe te tensionet e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës duke theksuar se Tedi Blushit iu sulën pasi duan të vrasin opozitarizmin.
Ndërkohë që Blushi pohoi se ngjarja e ditës së djeshme ka qenë e planifikuar dhe madje do të shkonte edhe në gjakderdhje.
“Kryetari i Bashkisë ka ardhur i veshur me xhup në mes të korrikut, pasi poshtë tij ka patur të veshur jelekun antiplumb. Ndërsa në komisariat jam mbajtur rreth 5 orë për faj të tij, sepse nuk dorëzonte pamjet e ngjarjes brenda Bashkisë, momentet e dhunës gjatë seancës, dhe në këto momente që flasim akoma nuk i ka dorëzuar”, tha ai./