Përplasjet për kreun e grupit të PD, Ambasada Amerikane: S’ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA në një reagim  lidhur me përplasjet në PD për kreun e grupit parlamentar të PD, shprehet se besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.

Më tej Ambasada shprehet se nuk është roli i saj që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri, por shton se nuk kanë ndryshuar pozicionin në lidhje me individë të shpallur non-grata në Shqipëri, ndërsa thekson se nxisin të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.

Reagimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.

Share This Article