Tensione të larta në ambjentet e selisë së Frymës së Re Demokratike pas vendimit të Bashkisë Tiranë për ti rimarrë ambjentet, e dhëna nga ajo vetë në prill 2016.
Tensionet arritën deri aty sa pati dhe kapje për fyti.
Por si u gjend Presidenti Meta aty?
Policia Bashkiake mbërriti paraditen e sotme në zyrat e FRD për të bërë boshatisjen e tyre.
Siç mëson Ora News, menjëherë pas kësaj është njoftuar kryetari i FRD-së Sali Shehu dhe kreu për Tiranën i kësaj partie Agim Hoxha, të cilët rrugës për në seli njoftuan edhe Presidentin Meta.
Presidenti dhe Sali Shehu arritën të futen deri tek holli i ndërtesës ndërsa drejtuesi i qarkut nuk po e lisnte dhe Meta bëri gjithçka përe ta futur brenda ambjenteve.
“Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD z.Sali Shehu dhe po kaloja këtu rastësisht“, u shpreh Meta, i cili i bëri thirrje edhe opozitës të reagojë.
“I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë”, apeloi Presidenti Meta.