Persona të armatosur vrasin nëntë shtetas të huaj në Iran, pranë kufirit me Pakistanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Persona të armatosur, të paidentifikuar, vranë nëntë shtetas të huaj në pjesën jugore të Iranit, pranë kufirit me Pakistanin, njoftoi të shtunën agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Mehr. Irani dhe Pakistani janë përpjekur që të përmirësojnë marrëdhëniet pas incidenteve të fundit.

Agjencia e lajmeve Mehr tha se asnjë individ apo grup nuk kishte marrë përgjegjësinë për vrasjet në provincën e trazuar Sistan-Baluchestan.

Grupi për të drejtat e popullsisë etnike në rajon, Haavalash shkruante në faqen e tij të internetit se viktimat ishin punëtorë pakistanezë që jetonin dhe punonin në një pikë riparimi makinash. Tre të tjerë u plagosën, njoftoi grupi.

Media shtetërore iraniane tha se ambasadorët e Pakistanit dhe Iranit ishin kthyer në postet e tyre pasi u tërhoqën kur të dy vendet shkëmbyen sulme me raketa javën e kaluar, duke thënë se goditjet kishin si objektiva militantët.

Rajoni i varfër prej kohësh ka qenë skenë e përleshjeve sporadike midis forcave të sigurisë dhe militantëve separatistë dhe kontrabandistëve që transportonin opium nga Afganistani, prodhuesi më i madh në botë i drogës.

Irani ka çmimet më të ulëta të karburantit në botë çka ka bërë në rritjen e kontrabandës së karburantit drejt Pakistanit dhe Afganistanit.

Share This Article