Personazhi i rrjeteve sociale Jake Paul mund legjendën e boksit Mike Tyson

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jake Paul, influencuesi i njohur i rrjeteve sociale i kthyer në boksier profesionist, arriti një fitore të madhe ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Mike Tyson.

Ndeshja e shumëpritur u zhvillua të premten mbrëma në Arlington, Teksas, përpara një publiku prej 72,300 tifozësh në stadiumin AT&T, shtëpia e Dallas Cowboys.

27-vjeçari Paul dominoi shumicën e raundeve dhe fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke u bërë boksieri i gjashtë që arrin të mposhtë Tyson-in në karrierën e tij të lavdishme. Kjo fitore i jep Paul-it një bilanc të përgjithshëm prej 11 fitoreve dhe vetëm një humbje në karrierën e tij profesionale, ku përfshihen edhe shtatë fitore me nokaut.

Tyson, 58 vjeç, tregoi se ishte larg kohëve të arta, megjithatë arriti të qëndronte në këmbë për 8 raundet e takimit. 

Share This Article