Personi i parë që telefonoi kryeministri britanik pas daljes nga terapia intensive

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sapo mori telefonin në dorë, kryeministri Britanik Boris Johnson telefonoi partneren e tij Carrie Symonds e cila është shtatzënë.

Boris Johnson doli mbrëmë nga terapia intensive dhe tashmë ndodhet në një dhomë të veçantë në spitalin Saint Thomas ku po merr trajtimet, pasi u infektua me koronavirus.

Sipas mediave britanike, kryeministri nuk kishte telefon në dhomë dhe i është dhënë pasi e kërkoi mëngjesin e sotëm dhe nuk ka hezituar të telefonojë të parën partneren e tij, e cila gjithashtu u prek nga koronavirusi, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore bashkë me bebin që mban në bark.

Personi i parë që telefonoi kryeministri britanik pas daljes nga

Johnson 55 vjeç falenderoi stafin e NHS për shërbimin që i dhanë dhe duhet pranuar që ai ishte në rrezik për jetën, pasi vetëm pak e ndante nga intubimi, që në të shumtën e rasteve, pacientët që kanë shkuar në intubim, nuk kanë shpëtuar.

Johnson ka tre javë që nuk e takon partneren 32 vjeçare dhe pasi telefonoi atë, ka folur edhe me familjarët e tij.

Personi i parë që telefonoi kryeministri britanik pas daljes nga

Kryeministri Britanik u infektua me datë 27 mars. Qëndroi disa ditë në shtëpi, por për shkak të gjendjes së rënduar u shtrua në spital. Katër ditë i kaloi në trajtim intensiv.

Share This Article