Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Personi më i vjetër në botë feston 116-vjetorin. Britanikja Ethel Caterham, e cila jeton në një azil për të moshuarit në Lightwater, u bë zyrtarisht personi më i vjetër në botë në prill 2025 pas vdekjes së murgeshës braziliane, motër Inah Canbarro Lucas, në moshën 116 vjeç.

E lindur më 21 gusht 1909, ajo është nënshtetasja e fundit mbijetuese gjatë mbretërimit të Edëard VII.

Zonja Caterham lindi tre vjet para katastrofës së Titanikut, tetë vjet para Revolucionit Rus dhe jetoi gjatë dy luftërave botërore.

Një deklaratë e lëshuar nga shtëpia e të moshuarve ku ajo qëndron, thuhet se “Ethel dhe familja e saj janë shumë mirënjohëse për të gjitha mesazhet dhe interesin e treguar ndaj saj, ndërsa ajo feston ditëlindjen e saj të 116-të këtë vit. Ethel do ta kalojë ditën në qetësi me familjen e saj në mënyrë që ta shijojë atë sipas ritmit të saj. Faleminderit përsëri për urimet tuaja të përzemërta në këtë ditë të veçantë.”

Personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, ishte francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122 vjeç e 164 ditë.

Share This Article