Përurohet sheshi Mitsotakis në Derviçan, i pranishëm dhe Edi Rama

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama në përurimin e sheshit të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis.

“Sot kujtojmë dhe kremtojmë vendosjen e  bustit të një personazhi historik të Greqisë fqinje. Ajo ngjan si imitimi I një rrëfimi romanesk, ku e shkuara e tashmja dhe e ardhmja e një vendi ndërthuren me personazhin, në një formë që sa e krijon atë, aq sa edhe e shkrin atë. Konstandino Mitsotakis, ishte në qendër të vorbullës së politikës greke, nga fundi I Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të shekullit ’21. Ai erdhi në jetë si djali i dytë I një deputeti grek dhe si stërnipi I kryeministrit grek. Konstandini ndoqi shkollën e ligjit të Athinës, kundër dëshirës së vet, por formimi juridik do ta ndihmonte atë gjithë jetën në betejat epike për mbrojtjen e tij të patundur. U burgos dhe u dënua dy herë me vdekje  nga nazistët, por mbijetoi për mrekulli të fatit, falë një shkëmbimi të burgosurit. Për kontributin e tij dhe akte e tij të spikatura të rezistencës. U dekorua dy herë pas luftës, nga qeveritë e Greqisë dhe të Britanisë së Madhe”-tha Rama.

Share This Article