Përurohet shtatorja e heroinës Myrvete Maksuti në oborrin e Spitalit të Pejës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë sot është inauguruar shtatorja e heroinës së kombit, Myrvete Maksutaj, në 23 vjetorin e rënies së saj gjatë përballjes me forcat serbe.

“Vajzat me kordele të kuqe” quhej brigada ku kishe filluar angazhimin Myrvete Maksutaj. Kjo brigadë me gra luftëtare mësonte teknikat e luftimit dhe aty stërviteshin për betejat e ardhshme. Pas një kohe ajo nisi detyrën e re si pjesë e Brigadës “133 Adrian Krasniqi”.

Më 7 dhjetor të vitit 1998, Myrvetja kishte marrë përsipër edhe misionin për lirimin nga duart e armikut të disa bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të cilët, pas plagosjes në betejë me serbet, ku kohë më parë ata luftëtarë ishin kapur nga trupat serbe dhe ishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku po mbaheshin nën mbikëqyrje policore të rreptë.

Në aksionin e tërheqjes së luftëtarëve të lirisë, disa dhjetëra metra larg udhëkryqit të Spitalit, Myrvetja goditet nga një plumb i armikut dhe aty bie dëshmore.

Në oborrin e Spitalit të Pejës u përurua shtatorja e heroinës Myrvete  Maksuti - Telegrafi
Share This Article