ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 3 hours ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 3 hours ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Përveç AAK-së, të tjerat parti thonë se nuk fusin individë me aktakuza në lista për deputetë

albnews by albnews
2 September, 2019
in Kosova
0
Përveç AAK-së, të tjerat parti thonë se nuk fusin individë me aktakuza në lista për deputetë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, partitë politike kanë nisur t’ua kërkojnë votën qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Por, jo të gjitha partitë politike në vend premtojnë se në listat e tyre për deputetë, nuk do të ketë njerëz me aktakuza, raporton KTV.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se në listën e kësaj partie nuk do të ketë vend për personat me aktakuza.

RelatedPosts

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Por, AAK-ja e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vlerëson se drejtësia dhe politika nuk duhet të përzihen.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmeti Isufi, nuk e mohon se në listën e tyre për deputetë të ketë edhe njerëz me aktakuza.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje thotë se në listën e saj nuk do të ketë persona që kanë aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Në një përgjigje me shkrim, Albulena Haxhiu nga kjo parti, thotë se edhe në zgjedhjet e kaluara nuk kanë pasur në listë persona me aktakuza për korrupsion.

“Ne jemi në finalizim të listës, me të cilën do të garojmë, njësoj pra edhe për këto zgjedhje, kandidatët do të jenë persona me integritet të lartë moral e profesional, që kanë bindje e vullnet për të përfaqësuar programin tonë progresiv. Do të jetë ekipi më i kompletuar, sepse Lëvizja ka standard të lartë dhe nuk ua mundëson njerëzve që kanë abuzuar, të jenë pjesë e saj”, ka thënë Haxhiu.

PDK-ja thotë se tash e një kohë ka nisur moton e saj se do ta luftojë korrupsionin e nepotizmin.

Edhe kjo parti premton se në listën për deputetë nuk do të përfshihen personat që kanë probleme me ligjin.

Më 6 shtator është afati i përcaktuar nga KQZ-ja që partitë politike t’i dorëzojnë listat e tyre me kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result