Pervizaj me nokaut e fiton duelin e shqiptarëve në peshën e rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albon Pervizaj ka fituar me nokaut në raund të parë përballjen me Habib Vuqitërnën, duke e bërë të veten titullin Internacional të Gjermanisë në kategorinë e rëndë.

Dueli i zhvilluar në Hamburg përfundoi shpejt, kur Pervizaj me një të djathtë të fuqishme e rrëzoi Vuqitërnën.

Dueli i shqiptarëve të peshës së rëndë ishte pritur të zgjaste më tepër, por Pervizaj 25-vjeçar dha një të djathtë të fuqishme duke mbaruar atë shpejt.

Për Pervizajn është fitorja e 16-të në boksin profesionist, 12 i ka me nokaut, karshi një humbje. Vuqitërna ka pësuar humbjen e parë në karrierë, karshi gjashtë fitoreve.

“Përshëndetje miq., Kam humbur me nokaut në raundin e parë dhe më duhet të jetoj me këtë realitet. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin që keni pasur tek unë, më vjen keq për një zhgënjim të tillë”, ka shkruar Vuqitërna në Facebook.

Share This Article