ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia 7 hours ago
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën 7 hours ago
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake 7 hours ago
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Përzgjedhja e Teatrit Kombëtar në listën e 7 më të rrezikuarve të Europa Nostra, vjen reagimi nga BE

albnews by albnews
13 April, 2020
in Albania, Bota
0
Përzgjedhja e Teatrit Kombëtar në listën e 7 më të rrezikuarve të Europa Nostra, vjen reagimi nga BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Alice Elizabeth Taylor

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri kanë shprehur mbështetjen e tyre që Teatri Kombëtar i Tiranës të vendoset në listën e 7 më të rrezikuarve të Europa Nostra.

RelatedPosts

Udhëtoi me avionin e qeverisë për koncertin e të dashurës, zyrtari i lartë i FBI-së shkarkohet nga detyra

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama! Nuk ka pasur asnjë urdhër, Garda veproi sipas ligjit

“Toka po thith më shumë dritë se më parë”, ekspertët japin alarmin për pasojat

Në një deklaratë të dhënë për Exit News, Komisioni deklaroi: “Komisioni Evropian mbështet iniciativën e Europa Nostras të quajtur “7 sitet më të rrezikuara “, në partneritet me Institutin Evropian të Bankës së Investimeve, si dhe objektivin kryesor të tij, që është ruajtja e trashëgimisë kulturore të Evropës.”

Ata shtuan se “Komisioni Evropian së bashku me Delegacionin e BE-së në Shqipëri inkurajojnë të gjitha institucionet kombëtare përkatëse të promovojnë bashkëpunimin me palët e investuara në fushën e trashëgimisë”.

Sidoqoftë, ata theksuan se kompetenca për të marrë vendime në lidhje me Teatrin Kombëtar “në bazë të konsultimeve dhe rekomandimeve të bëra nga ekspertët”, në fund të fundit i përkasin “institucioneve kompetente shqiptare”.

Deklarata e KE-së dhe BE-së vjen pasi Mariya Gabriel, eurokomisionerja për Kulturën, postoi në Twitter një statur ku shprehte mbështetjen e saj për iniciativën Europa Nostra dhe sitet e përzgjedhura.

Gabriel shkroi: “Trashëgimia e jonë kulturore na ndihmon të kuptojmë historinë dhe vendin tonë botë. Në kohë të vështira si këto, më shumë se kurdoherë është ruajtja e saj. Mbështes plotësisht nismën e [ruajtjes së] 7 siteve më të rrezikuara të shpallura nga Europa Nostra”

Europa Nostra është organizata më e madhe evropiane që merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo funksionon si një federatë me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe ka status këshillimor për UNESCO-n dhe BE-në.

Më 24 mars Europa Nostra e përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e 7 siteve më të rrezikuara kulturore, ku bëjnë pjesë disa kështjella në Çeki, Serbi, Itali dhe disa ndërtesa të tjera në Norvegji, Slloveni dhe Poloni.

Europa Nostra angazhohet të përdorë gjithë rrjetin e saj për të sugjeruar mundësi për mbrojtjen e Teatrit, përmes projekteve restauruese.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar, cilësohet shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane të viteve 30-të të shekullit të kaluar.

Ajo përballet me kërcënimin e shembjes sipas projektit të ndërtimit të një teatri të ri mbështetur nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.

Përfshirja e Teatrit Kombëtar në Europa Nostra erdhi pas angazhimit të Alencës për Mbrojtjen e Teatrit. /EXIT.AL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

3 November, 2025
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

3 November, 2025
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

3 November, 2025
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result