Pesë fitoret rresht të Realit konfirmojnë dominimin kundër Barçës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi e ka siguruar kalimin në finale të Superkupës së Spanjës pas fitores kundër Barcelonës 3:2. Triumfi erdhi pas 120 minutash lojë, pasi koha e rregullt u mbyll 2:2.

Kjo ishte fitorja e pestë rresht e Realit kundër Barçës në të gjitha garat, duke konfirmuar dominimin e madrilenëve në duelet e fundit.

Kjo ndodhi për herë të parë të dytë pas periudhës së largët, 1962-1965. Në atë kohë Reali kishte arritur shtatë fitore të njëpasnjëshme.

Ndeshja e së mërkurës, u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.

Finalja e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet të dielën, ku Reali e pret fituesin e duelit Atletico Madrid – Athletic Bilbao, ndeshja që zhvillohet sonte prej orës 20:00.

Share This Article