Pesë gola të shqiptarëve në ndeshjen e kampionatit zviceran

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Andi Zeqiri e hapi me gol në minutën e tetë dhe e mbylli me gol tjetër në minutën e 91-të. Por një tjetër futbollist shqiptar ishte trim i ndeshjes së kategorisë së dytë zvicerane të luajtur të premten mbrëma.

Është Liridon Balaj që realizoi tre gola për Aaraun që fitoj 5:4 ndaj Lausannes. Ndeshja i takoi xhiros së 28-të.

Balaj shënoi për 1:1 në minutën e 25-të. Për 3:1 realizoi në minutën e 66-të kurse për 4:1 në minutën e 79-të. Në golin e pestë të Aaraut asistoi Shkelzen Gashi.

Zeqiri te skuadra humbëse pos që shënoj dy gola, kishte edhe një asistim.

Kontributi i shqiptarëve në këtë takim vetëm dëshmon për peshën e tyre në futbollin e Zvicrës.

Balaj 20-vjeçar ka arritur në shifrën e pesë golave këtë edicion. Ai në verën e kaluar u transferua në Zvicër nga Besa e Pejës. Andi Zeqiri (21) i ka 14 gola.

Donat Rrudhani startoi për Aaraun, kurse Shkelzen Gashi u aktivizua si zëvendësues.

Laussane është lider me 55 pikë kurse Aarau renditet në vend të shtatë me 35 pikë.

Share This Article