Pesë klubet e mëdha të Serie A duan transferimin e mbrojtësit Harry Maguire

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubet e Serie A janë në radhë për transferimin e mbrojtësit të padëshiruar të Manchester Unitedit, Harry Maguire.

Reprezentuesi anglez është në dispozicion nga Unitedi – për çmimin e duhur – pasi humbi shiritin e kapitenit të klubit këtë muaj.

Ofertat për mbrojtësin anglez nuk mungojnë dhe ato vijnë edhe nga jashtë Ligës Premier.

Sipas Il Corriere dello Sport, agjentët e Maguire janë në kontakt me disa klube të Serie A ndërsa ai po shqyrton opsionet e tij për të ardhmen.

Pesë klubet e mëdha: Juventusi, Napoli, Roma, Milani dhe Interi janë të gjitha të interesuar për transferimin e 30-vjeçarin.

West Ham United është gjithashtu i interesuar për Maguire, ku menaxheri David Moyes është një tifoz i madh i anglezit.

Share This Article