Pesë muaj pas vdekjes, policia britanik nuk po identifikon dot një person, dyshohet se është shqiptar! Publikohet imazhi i tij dhe një tatuazh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike ka publikuar një imazh elektronik të një personi që nuk kanë mundur ta identifikojnë pesë muaj pasi ai vdiq në Londrën perëndimore.

Personi u gjet më 6 tetor, ndërsa dyshohet se ai është një shqiptar me banim në Sixth Avenue, Queen’s Park. Ai u dërgua në spital ku vdiq 10 ditë më vonë, raporton BBC.

Policia tha se vdekja e burrit nuk po trajtohej si e dyshimtë, ndërsa kanë shpresë se ndonjë familjar mund të paraqitet për ta identifikuar.

Ata kanë nxjerrë edhe një imazh të një tatuazhi në krahun e tij të majtë.

“Ne kemi kryer një numër kontrollesh për të tentuar të identifikojmë njeriun, duke përfshirë kontrollimin e përshkrimeve të çdo personi që është raportuar i zhdukur në zonë, por ende nuk kemi qenë në gjendje të kuptojmë se kush është ai”, tha një zyrtar policie.

Policia publikoi edhe pamjet kur personi është rrëzuar, ndërsa thotë se është dëgjuar që ai të fliste në gjuhë të huaj dhe besohet se fliste shqip.

Share This Article