Së paku pesë protestues u vranë në qytetin Mjaing të Birmanisë, raportojnë dëshmitarët dhe mediat lokale.
Birmania është përfshirë nga trazirat, prejse ushtria ka përmbysur udhëheqjen civile dhe ka marrë pushtetin, më 1 shkurt.
Protestuesit duan rikthimin në demokraci.
Dhuna e fundit vjen një ditë pasi SHBA-ja ka bërë të ditur se ka vënë sanksione kundër dy fëmijëve të rritur të udhëheqësit të juntës ushtarake, Min Aung Hlaing dhe gjashtë kompanive që ata kontrollojnë.
Fëmijët e rritur të udhëheqësit të juntës, Aung Pyae Sone dhe Khin Thiri Thet Mon “kanë biznese që kanë përfituar drejtpërdrejt nga pozicioni i babait të tyre dhe ndikimi keqdashës”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit.
SHBA-ja ka vendosur tashmë sanksione ndaj figurave kryesore birmaneze, përfshirë Min Aung Hlaingin dhe udhëheqës të tjerë të juntës.
Të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi dhunën kundër protestuesve dhe i bëri thirrje ushtrisë që të tregojë përmbajtje. \ Rel