Pesë të vdekur nga aksidenti në rrugë Sarandë-Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përplasja me një Land Rover, i cili drejtohej nga një femër i ka marrë jetën pesë pasagjerëve të furgonit të linjës Sarandë-Tiranë.

Burime bëjnë me dije se fillimisht furgoni që po shkonte nga Sarande për në Gjirokastër dhe më pas në Tiranë, është përplasur nga një fuoristradë duke rënë në humnerë.

Siç bën me dije  shefi i Zjarrfikësës së Dropullit, Alqi Kosta, viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon sipas tij ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë.

Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos patur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve.

Dëshmitarë të aksidentit u bënë udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe, ku kanë dhënë edhe ndihmën e parë për nxjerrjen e trupave të viktimave. Ndërkohë, menjëherë pas tij, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Bashkisë së Dropullit./Express/

Share This Article