Pesë viktima nga sulmi i armatosur masiv në Karolinën Veriore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga sulmi i armatosur masiv në qytetin Raleigh në Karolinën Veriore, pesë persona kanë vdekur dhe disa tjerë janë plagosur, thonë zyrtarët.

Policia njofton se sulmuesi është arrestuar.

Sulmi ndodhi afër rrugës së popullarizuar të qytetit, Neuse River Greenway në periferi të qytetit në pasditen e së enjtes, thotë kryebashkiaku i qytetit.

Motivi nuk dihet ende, mirëpo nënkoloneli policor Jason Borneo tha se do ta zbulojnë në ditët e ardhshme.

“Sonte, terrori ka trokitur në dyert tona. Makthi i çdo komuniteti ka arritur në Raleigh”, deklaroi guvernatori i Karolinës Veriore, Roy Cooper në konferencë shtypi, raporton BBC.

Sulmet e armatosura mbesin problem i vazhdueshëm në SHBA.

Share This Article