Pesë vjet nga referendumi i BREXIT

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

23 Qershori shënon përvjetorin e pestë të referendumit të Britanisë për të lënë Bashkimin Europian. Dalja e Britanisë nga një prej blloqeve më të mëdha tregtare në botë përfundoi më 31 Dhjetor 2020, vetëm disa ditë pasi arriti një marrëveshje tregtare pas BREXIT me Bashkimin Europian.

Sipas “Marrëveshjes së Bashkëpunimit Tregtar dhe BE-së” Britania nuk është më pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, bashkimit doganor, nuk ka tarifa ose kuota për lëvizjen e mallrave midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-ë.

Pesë vjet pas referendumit problem i pazgjidhur është statusi i miliona qytetarëve europianë që jetojnë në Britani. Sipas autoriteteve të emigracionit ata tani kanë 28 ditë kohë për të aplikuar për leje të përhershme qëndrimi ose të largohen.

Në Britani jetojnë edhe rreth 5.6 milionë qytetarë të Zonës Ekonomike Europiane (ZEE).

Pas referendumit të BREXIT të vitit 2016, i cili u mbajt saktësisht pesë vjet më parë, u përcaktua statusi i rezidentit për qytetarët e BE-së dhe Zonës Ekonomike Europiane që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky status do t’u mundësojë këtyre qytetarëve të kenë të njëjtat të drejta qëndrimi, udhëtimi, punësimi dhe qasje në kujdesin shëndetësor si qytetarët britanikë.

Shumica e aplikimeve janë bërë nga qytetarë të Polonisë dhe Rumanisë, përkatësisht 975 mijë dhe 918 mijë.

Share This Article