ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 7 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 7 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 7 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Pesëdhjetë fretër zbresin të luten në kthinat e ferrit

albnews by albnews
13 September, 2023
in Kulture
0
Pesëdhjetë fretër zbresin të luten në kthinat e ferrit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Luan Rama


E habitshme ajo ditë kur pesëdhjetë fretër
zbritën të luten në kthinat e ferrit,
në një sallë betoni të kampit të Spaçit
me mure të bjerrun që ende rënkojnë,
me dritare hekurash që ende brengosen
në zinë që s’ka fund.
Pesëdhjetë engjëj kanë zbritur thjeshtë me sandale
dhe petkat e bardha, aromë qumështi
të luten për jetët që u shuan
dhe britmat e atyre që kërkonin lirinë.
Në lutje e sipër muret fisnikërohen:
“Aleluja! Kujtohu që jeta ime është vetëm frymë!”
Nuk është një kishë a katedrale
me vitrazhe, afreskë, llampadarë
dhe me fytyrën e Shën Mërise mbi muret gotike,
është thjeshtë një skutë e lagësht plot mbishkrime të vdekurish
me ëndrrat e tyre më të bukura,
me fytyra grash, nënash, fëmijësh
dhe livadhe të gjelbëruar,
një sallë e vjetër linçimi
ku sot këndohet kantika e dashurisë.
Atëherë të gjitha ëndrrat shfaqeshin aty
në tisin e errët të natës së gjatë,
mbi dyshemenë e errët e të myktë
të prehnin shpirtrat e cfilitur
dhe tu kthenin fjalët ndër buzë
si në një meshë flijimi,
e pastaj ti mirrnin tej mureve të ferrit
drejt aureoles dhe dritës së bardhë
të jetës, në dashuritë e munguara.
Fretërit luten në heshtjen e madhe
« Aleluja ! Për dritën e Zotit që u shfaq sërish!”
Askush nga banorët e dikurshëm të këtij vendi
nuk e ka menduar se kjo fjetore do fisnikërohej
dhe do kthehej një ditë në një altar kujtese. (1)
——
1. Shkruar disa ditë pas lutjes së fretërve në një nga sallat e kampit të Spaçit.

RelatedPosts

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Hapet Muzeu i Madh i Egjiptit, duke shfaqur për herë të parë të plotë varrin e Tutankhamunit

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result