Pesëdhjetë të vdekur nga moti i ftohtë në Bangladesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku pesëdhjetë persona kanë vdekur nga moti i ftohtë në Bangladesh, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.

Temperatura më e ftohtë për këtë vit në Bangladesh u regjistrua në orët e hershme të së dielës në Tetulia, në veri të shtetit, dhe ishte 4.5 gradë.

Së paku 17 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjeve në organet e frymëmarrjes dhe 33 të tjerë nga diarrea  dhe sëmundjet e tjera. Këto shifra i dha Ayesha Akhter, zyrtare e lartë në drejtoratin e shëndetësisë.

Spitalet e Bangladeshit janë stërmbushur me pacientë që vuajnë nga sëmundjet e lidhura me motin e ftohtë, përfshirë gripin, dehidratimin dhe pneumoninë.

Njerëzit me të ardhura të ulëta, sidomos punëtorët, janë më së shumti të prekur nga moti i ftohtë për shkak të mungesës së rrobave të trasha.

Zyra e Motit tha se vala e motit të ftohtë, e përcjellë me erëra dhe mjegull të dendur, pritet të vazhdojë edhe për disa ditë.

Zyrtarët e aviacionit thanë se disa fluturime janë anuluar për shkak të mjegullës së dendur, shkruan “Reuters”.

Share This Article